Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Gabriel Di Bella dhe ekipin e tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se kanë diskutuar për situatën ekonomike në vend dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi, shkruan Arbresh.info.
Mes tjerash, Krasniqi i tha shefit të FMN-së për disa veprime të Qeverisë, që sipas tij, po e dëmtojnë perspektiven zhvillimorë të Kosovës.
“Mysafirëve u shpreha qëndrimin se mungesa e komunikimit me sektorin privat, ambienti i pasigurtë për investime, qasja problematike ndaj ekonomisë së tregut të lirë, ndryshimi i strukturës së buxhetit në dëm të shpenzimeve kapitale, janë vetëm disa nga veprimet e kësaj qeverie të cilat po e dëmtojnë perspektivën zhvillimore të vendit”, tha Krasniqi.
“Shefin e Misionit të FMN-së e falënderova për vizitën dhe i shpreha bashkëpunimin e plotë të PDK-së në favor të proceseve të rëndësishme për stabilitetin ekonomik dhe fiskal të shtetit”, shkroi lideri i PDK-së./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...