Kongresistja amerikane: SHBA-ja dhe KFOR-i duhet t’i mbajnë përgjegjës sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës

17:55 | 3 Tetor 2023
E.G

Kongresistja republikane amerikane, Elissa Slotkin ka thënë se vendosja e trupave shtesë të NATOS-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte mesazh Serbisë për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri.

Me anë të një postimi në X, Slotkin ka theksuar se  provokimet e Serbisë janë një shqetësim për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare, shkruan Arbresh.info.

“Vendosja e forcave shtesë të NATO-s në Kosovë kishte për qëllim t’i dërgonte një mesazh Serbisë – tërhiqni trupat tuaja nga kufiri i Kosovës. Provokimet e Serbisë janë një tendosje për qytetarët e Kosovës, veçanërisht për popullatën shqiptare me lidhje të forta me Miçiganin.”, ka shkruar ajo.

Tutje ajo tha se SHBA- dhe NATO duhet të vazhdojnë të jenë mbrojhtesë të sovranitetit të Koosvës dhe të mbajnë përgjegjës ata të cilët kërcënojnë sigurinë e Kosovës.

“SHBA-ja dhe NATO-ja duhet të vazhdojnë të jenë mbrojtës të sovranitetit të Kosovës dhe t’i mbajnë të gjithë sulmuesit që kërcënojnë sigurinë e Kosovës përgjegjës ndaj sundimit të ligjit.”, është shprehur Slotkin./Arbresh.info

Të ngjashme