Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar kancelarin Olaf Scholz, popullin gjerman si dhe shqiptarët që jetojnë në atje në 33 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar fjalët e presidentit të atëhershëm të Gjermanisë, Richard von Weizsäcker i cili tha: Përmes një vetëvendosje të lirë, e kemi kompletuar bashkimin dhe lirinë e Gjermanisë. Ne duam t’i shërbejmë paqes botërore në një Evropë të bashkuar, shkruan Arbresh.info.
“Dhe kështu rezultoi vërtetë, pasi që nga atëherë, Gjermania ka qenë boshti i ruajtjes së një Evrope të bashkuar brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Gjermania e bashkuar është kthyer në garancën kryesore të paqes botërore mes vendeve evropiane, si atëherë kur i është bashkuar ndërhyrjes së NATO-s gjatë luftës në Kosovë më 1999, deri sot kur po i kontribuon rezistencës në Ukrainë.”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, ai ka përmendur edhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës në vitet e 90-ta kur universitete gjermane lidhën marrëveshje me UP-në.
“Gjermania ka qenë një nga vendet më mbështetëse ndaj Kosovës në vitet ’90-të, teksa në një kohë kur regjimi serb e mohonte fare Universitetin e Prishtinës, universitetet gjermane lidhnin marrëveshje me UP-në. Gjermania është shteti evropian që ka investuar më së shumti në Kosovë pas luftës dhe një nga shtetet e para që e ka njohur shtetin e Kosovës, që më 20 shkurt 2008. Gjermania e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën në shumë fusha si dhe në rrugëtimet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, tha Kurti.
Shefi i ekzekutivit përmendi edhe rolin e ushtarëve gjermanë të KFOR-it në ruajten e paqes në Kosovë.
“Ushtarët gjermanë që janë pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë, kontribuojnë çdo ditë në ruajtjen e paqes në vendin tonë. Gjermania është vendi me diasporën më të madhe shqiptare nga Kosova. Gjermania është vendi i kthyer në shtëpi të sigurtë për afër gjysmë milioni bashkatdhetarë të cilët në tre dekadat e fundit, kanë luajtur një rol kyç në jetën dhe zhvillimet sociale dhe politike në Kosovë. Republika Federale e Gjermanisë është adresa kyçe e Republikës së Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. “ , shtoi ai.
Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania u bashkua zyrtarisht me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara.
Në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë./Arbresh.info
Lexo edhe:
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...