Federata e Futbollit të Kosovës po vazhdon me projektin “Elite Youth” tash e disa javë, një mundësi shumë e mirë kjo për të rinjtë që t’a zhvillojnë talentin e tyre në lojën e bukur të futbollit.
FFK ka zbuluar më shumë në detaje në webin e saj përcjell Arbresh.info.
Projekti ‘Elite Youth Development Programe U15’ po vazhdon ritmin e tij të punës tash e disa javë me ndeshjet e përzgjedhjeve të rajoneve. Këto ndeshje zhvillohen po zhvillohen çdo të martë e të mërkurë, duke i dhënë mundësi secilit prej lojtarëve të këtij projekti të tregojnë aftësitë dhe talentin e tyre, por njëkohësisht edhe zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm. Paraqitjet e secilit ekip e lojtar po vëzhgohen me vëmendje nga përgjegjësi i këtij projekti, Edmond Rugova dhe stafi i trajnerëve tjerë të përfshirë në këtë program, si dhe nga stafi i Kombëtares U15 në krye me përzgjedhësin, Ilir Nallbanin.
Ky i fundit përmes këtij projekti është duke e krijuar ekipin me të cilin do të paraqitet në turneun ndërkombëtar që mbahet në fund të këtij muaji në Shqipëri, e ku krahas nikoqirëve dhe Kosovës marrin pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe Hungaria.
Përgjegjësi i këtij projekti, Edmond Rugova vlerëson se puna e bërë deri më tash është shumë pozitive dhe se gjithçka po ecën sipas dinamikës dhe planprogramit. “Është e jashtëzakonshme të shihet dallimi ndërmjet dy apo tri xhirove të para me atë ku jemi sot. Përgjegjësia e lojtarëve, rrjedhshmëria në lojë, kuptimi i lojës dhe shprehja e aftësive të tyre, por edhe përmirësimi i aspektit fizik është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Rugova. Atij i ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme fakti që në fundjavën e kaluar një talent i cili është pjesë e këtij programi, Elvir Gashjani ka arritur të bëjë debutimin në fanellën e Llapit dhe atë duke shënuar gol.
“Moment i jashtëzakonshëm të shohësh një lojtar që doli nga ecuria e këtij projekti duke e realizuar debutimin e tij në Superligë me fanellën e Llapit dhe atë me gol. Ndoshta nuk është i vetmi dhe sigurisht se do të ketë edhe shumë të tjerë, por e përgëzoi Tahir Batatinën me stafin e tij që ia kanë dhënë besimin dhe mundësinë këtij djaloshi 17-vjeçar t’i shprehë vlerat e tij në elitë. E ky në fakt është qëllimi ynë, që këtyre djemve t’u krijojmë kushte dhe t’i japim mundësi për ta shprehur talentin e tyre. Ky projekt me vazhdimësinë e tij mund të shndërrohet në një program ushqyes stabil për kombëtaret zinxhir deri në ekipin A. E ky njëherësht është thelbi i punës sonë që në të ardhmen e afërt të shndërrohemi një akademi të qëndrueshme”, ka shtuar Rugova.
Ai ka bërë të ditur se faza e turneut ndërajonal në kuadër të këtij projekti do të përmbyllet javën tjetër, kurse më pas do të mbahet një punëtori me të gjithë trajnerët e përfshirë në këto projekt, ku do të jepen vlerësimet për punën e deritashme dhe udhëzimet për punën e mëtejshme, e cila do të vazhdojë me stërvitje nëpër regjione.
Ndërkohë, në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë puna edhe me gjeneratën 2010, teksa deri në korrik do të vijojë puna edhe me gjeneratën aktuale 2009.
E të kënaqur me tërë ecurinë e këtij projekti, por edhe punën që po bëhet aty janë shprehur edhe vetë lojtarët.
Ernest Rama nga regjioni i Gjakovës ka vlerësuar faktin se në këtë projekt ka konkurrencë të fortë dhe kjo po i ndihmon ata të zhvillohen edhe më shumë si lojtarë. “Në këtë projekt ka shumë konkurrencë, ka lojtarë shumë të mirë dhe na ka ndihmuar ta shprehim talentin tonë. Tash po kemi edhe lojë në kampionat. Këtu i kemi zhvilluar 10 ndeshje. Ato po janë shumë konkurruese, ku po ka lojtarë të fortë si në aspektin teknik edhe në atë fizik. Kemi një raport shumë të mirë me stafin e trajnerëve të këtij projekti, të cilët janë njerëz që e njohin futbollin dhe gjithçka po shkon si duhet. Ku e shoh të ardhmen? Duke filluar me hapa të vegjël në Superligën e Kosovës, e më pas pse jo edhe më lart në ligat e Evropës. Me punë, çdo gjë arrihet”, është shprehur Rama. Ndërkaq, Bebart Selmani nga regjioni i Prishtinës theksoi se ky projekt ia ka mundësuar atyre si lojtarë që ta shprehin talentin e tyre. “Kemi pasur deri tash 10 lojë, të cilat besoj janë të mjaftueshme për ta treguar potencialin tonë. Jam i lumtur me këtë projekt, derisa edhe trajnerët janë përkujdesur për ne për t’u përmirësuar në vazhdimësi. E ardhmja ime? Shpresoj që një moshë të re edhe unë të debutoj në Superligë, e pse jo të arrij edhe më shumë”, ka thënë Selmani./Arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...