Saudi Pro League, është liga e tretë në botë deri më tani për nga shpenzimet që kanë bërë.
Siç pasqyrohet në raportet e FIFA-s dhe TransferRoom, kampionati saudit u ngjit në vendin e tretë sa u përket shpenzimeve për transferime këtë verë, pasi rriti investimin me 2,285 për qind.
Sauditët i rritën shpenzimet e tyre me 806 milionë euro dhe e bënë verën e vitin 2023 dritaren më të shtrenjtë të merkatos për sa u përket shpenzimeve totale. Premier League angleze ruajti vendin e parë, ndërsa Ligue 1 e Francës është në vendin e dytë.
Rekordi veror i Saudi Pro League u nxit nga marrëveshjet e mëdha të Al-Hilal: 90 milionë euro të paguara për “yllin” brazilian Neymar, si dhe pagesat prej 60 milionë dhe 55 milionë eurosh për Malcolm dhe Rubén Neves.
Megjithatë, Premier League angleze ruajti epërsinë e saj, me klubet Premier që shpenzuan më shumë se 2.75 miliardë euro, që përfaqëson pothuajse një të tretën e totalit global dhe ishte më shumë se trefishi i shpenzimeve të Ligue 1 të vendit të dytë (895 milionë euro). Serie A dhe Bundesliga kompletuan pesë ligat me shpenzimet më të larta.
Për sa i përket fitimeve nga shitjet, klubet e kampionatit anglez fituan 335 milionë euro, nga 72 milionë euro që përfituan një vit më parë. Ky rezultat është pjesërisht për shkak të një reduktimi të shpenzimeve prej 87 milionë eurosh (32%), por gjithashtu pasqyron politikën efektive të shitjeve të tre klubeve të rënë në Championship (Leicester City, Leeds United dhe Southampton).
Southampton siguroi rreth 180 milionë euro, duke përfshirë shitjet e Romeo Lavia te Chelsea, Tino Livramento te Neëcastle United dhe James Ward-Prowse tek West Ham United./ss
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...