Google ADS

Batuta maskiliste e Albano Bogdos, vjen reagimi i Beatrix Ramosajt

14:15 | 3 Tetor 2023
K.B

Beatrix Ramosaj dhe vëllai saj Alban Ramosaj ishin në qendër të vëmendjes, për një batutë maskiliste dhe denigruese të Albano Bogdos.

Përmes një reagimi në Instastory ajo shkruan se nuk është fyer as ajo, as familja e saj nga humori që e cilëson denigrues të Albanos, sepse thotë se kanë vite e vite që jetojnë realitetin e hidhur të shoëbizit shqiptar e tashmë jemi imun ndaj tij.

“Ofendimet, cënimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi të gjitha shpifjet nuk janë vese të cilat më karakterizojnë. Por
ndryshe nga unë, zotëria Albano Bogdo i zotëroka këto vese dhe i shfaq ato gjithë krenari duke i fshehur nën petkun e “komedisë satirike”.

Por, unë doja t’i thoja që me ato fjalë denigruese dhe të pavërteta nuk më ka lenduar mua, as vëllain e as familjen time nëse ky ka qenë qellimi tij, sepse kemi vite e vite që jetojmë realitetin e hidhur të shoëbizit shqiptar e tashmë jemi imunë ndaj tij. Me këtë qëndrim ti ke lënduar vajzat e gratë shqiptare që kërkojnë inspirim e shpresë në Shqipëri!

Ti me këtë që bën e mbyt atë dhe tregove dhe njëherë injorancën e mashkullit shqiptar që do të ngrej veten duke ulur femrën! Sa për kontributin tonë në muzikë, zotërisë në fjalë do t’i duhet të kthehet shumë prapa në kohë nëse vërtetë do të analizoj nga fillimi se cfarë arti i kemi dhënë unë dhe vëllai im, Albani, muzikes shqipetare. Ndërsa për të tjerat, masa ligjore po merren.

P.S. E vlerësoj mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni
dhënë mua dhe famijes time këto ditë. Ju falenderoj të gjithëve!”, ka shkruar Baeatrix, përcjell Arbresh.info

Për çfarë bëhet fjalë

Ditë më parë aktori Albano Bogdo përdori si ‘komedi’ në emisionin e tij në televizionin ‘Vizion Plus’, po bën xhiron e rrjetit dhe po komentohet gjerësisht.

“A e dini kush është Alban Ramosaj? Është ai tipi që i * motrën Donaldi në “Big Brother”, tha ai.

Kjo deklaratë e tij që ai e tha kinse në formë humori u përcoll me reagime të ashpra nga publiku./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme