Turizmi për vitin 2023 në Shqipëri pritet të kapë një shifër prej 10 milionë persona.
Këtë të dhënë e bëri të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në një takim me sipërmarrësit për të përmirësuar klimën e biznesit, tha se në Shtator ka patur 1.1 milionë turistë dhe viti pritet të mbyllet me 10 milionë në total nëse Dhjetori është në trend pozitiv.
Por, kreu i qeverisë shprehu shqetësimin se numri i lartë i turistëve nuk korrenspondon me të ardhurat në buxhet. E për këtë arsye ai tha se kjo ndodh për shkak se hotelet deklarojnë të tjera çmime nga sa realisht paguajnë turistët.
Në këtë aspekt, Rama paralajmëroi strukturat hoteliere që vitin e ardhshëm të përgatiten për ta paguar taksën 6% mbi bazën e referencës.
“Ju mendoni se hotelet në bregdet, tjetër janë çmimet që deklarohen tjetër janë çmimet që paguajnë. Dhe tjetër është niveli i okupimit dhe tjetër niveli që deklarohet. Ne e dimë shumë mirë. Kam pasur 2 raste këtë Verë për miq që kanë ardhur nga jashtë që më kanë kërkuar t’i ndohmoj se nuk gjenin një dhomë dot në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Edhe hotelet duhet të përgatiten që vitin e ardhshëm do kenë referencë. Unë dua kaq, pastaj të tjerat merri t’i gëzosh. Po kaq do t’ja japësh shtetit. Ne kemi 1.1 milionë turistë në Shtator, shifër zyrtare që e mora sot. Nëse Dhjetori do jetë në këtë terren, ne mund të kapim 10 milionë turistë këtë vit. Por me siguri do kalojmë 9.
Tani si ta shpjegojmë ne përtej AIRBNB që është një tjetër hapësirë e pakontrolluar, për shkak se me AIRBNB duhet të bëjmë një marrëveshje. AIRBNB gjithmonë ju krijon probleme qeverive për të dhënë ato të dhënat. Por edhe për shkak se ne duke e parë këtë si fenomen të ri dhe duke kuptuar që është një tjetër burim i rëndësishëm për familjet që japin apartamentet me qira, nuk kemi dashur të hyjmë në taksimin e këtyre. Por si ta shpjegojmë ne që kur shihim shifrat e turistëve dhe shihnim të ardhurat nga hotelet nuk korrenspondojnë? Tani këto janë gjëra të thjeshta.
Si për shitjen e apartamenteve, si për shitjen e dhomave nëpër hotele, nuk shohim asnjë rrugë tjetër përveç se t’ju themi bazuar tek tregu dhe tek sondazhet e Drejtorisë së Tatimeve, që jo, ne nuk e pranojmë që t’ju marrim juve tvsh-në 6% për këtë shifër që na jepni ju. Do t’ja u marrim 6% për këtë shifër që e thotë tregu dhe kaq, ju do na e jepni, se nuk e marrim ta çojmë në shtëpi, por e marrim për të vazhduar të investojmë dhe për të përëmirësuar shumë nga hallkat që turizmi ka nevojë t’ja përmirësojë shteti, nuk mund t’i përmirësojnë dot operatorët shumë hallka”, u shpreh kreu i qeverisë./tvklan.al
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...