Real Madrid me mungesa sonte ndaj Napolit

12:48 | 3 Tetor 2023
KRG

Skuadra spanjolle, Real Madrid do të jetë mysafir të  Napolit në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.

Mirëpo trajneri Carlo Ancelotti do të ketë një mungesë të madhe në këtë ndeshje, shkruan Arbresh.info.

David Alaba nuk ka udhëtuar me skuadrën në Itali, pasiqë nuk ka arritur të rikuperohet dhe të jetë i gatshëm për këtë ndeshje.

Përveç austriakut, mungesë tjetër e madhe do të jetë edhe Eder Militao i cili do të mungojë deri në fund të sezonit./Arbresh.info/

Të ngjashme