Google ADS

Albion Rrahmani yll i javës në Rumani

12:43 | 3 Tetor 2023
D.H

Ylli kosovar Albion Rrahmani ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të javës në Rumani.

Lajmin se ish lojtari i Ballkanit e ka fituar çmimin si Ylli i javës e ka bërë të ditur vetë skuadra e tij në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Që nga transferimi i tij në Rapidin e Buckurestit nga Ballkani, “Lewa” ka vazhduar shkëlqimin e tij.

Rrahmani ka realizuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në ndeshjen ndaj Clujit.

Deri më tani Albioni ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshje për skuadrën e Rapidit të Buckurestit.

Rrahmani gjithashtu pritet të jetë i ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të tetorit që kombëtarja e Kosovës i zhvillon në kampanjën kualifikuese Euro 2024, ndaj Andorrës dhe Izraelit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme