Osmani uron homologun e saj gjerman në 33 vjetorin e bashkimit të Gjermanisë

12:15 | 3 Tetor 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj gjerman, Steinmeier, miqtë dhe aletaët në Gjermani në ditën e Bashkimit të Gjermanisë.

Me anë të një positmi në “X”, Osmani tha se ky moment na kujtojn rëndësinë e mbrojtjes së lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, shkruan Arbresh.info.

“Urime Presidentit Steinmeier dhe miqve dhe aleatëve tanë në Gjermani për Ditën e Unitetit Gjerman! Ky rast i rëndësishëm na kujton rëndësinë e mbrojtjes së lirisë, lirisë dhe demokracisë – vlera që vazhdojnë të bashkojnë vendet dhe popujt tanë.”, ka shkruar presidentja Osmani.

Ndryshe, Gjermania sot, feston 33 vjetorin e bashkimit.

Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara./Arbresh.info

Lexo edhe:

33 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

 

Të ngjashme