Kongresisti amerikan Henry Cuellar u grabit me armë teksa ishte me makinë në kryeqytetin Uashington DC të hënën vonë, sipas raportimeve.
Incidenti ka ndodhur në kryqëzimin midis rrugëve “K Street” dhe “New Jersey Avenue” në lagjen juglindore Navy Yard, raportoi CNN, duke cituar Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Menaxhimit të Emergjencave në DC.
Grabitësit i kanë marrë automjetin dhe bagazhin e përfaqësuesit të Teksasit, sipas The Washington Post.
Autoritetet thuhet se janë në kërkim të tre të dyshuarve meshkuj. Të paktën një nga grabitësit e makinës ishte i armatosur me armë.
Cuellar nuk u dëmtua në incident./abcnews
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...