Tahiri: Amerika të ndërtojë bazë ushtarake në veri të Kosovës

09:11 | 3 Tetor 2023
K.B

Ish kryenegociatorja, Edita Tahiri tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndërtojnë bazë ushtarake në veri të Kosovës.

Sipas saj vetëm në këtë mënyrë mund të ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës.

“Amerika të ndërtoj bazë ushtarake në veri të Kosovës, vetëm në këtë mënyrë ndalet lufta gjeopolitike e Serbisë dhe Rusisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit! Si rezultat vija gjeopolitike perëndim- lindje vendoset drejt ne Ballkan”, shkruan Tahiri.

Tutje ajo në statusin e saj në Facebook, shprehet se përcaktimi perëndimor i Kosovës dhe gjitha shteteve tjera që lindën nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u pagua me jetë njerëzish.

“Përcaktimi perëndimor i Kosovës dhe gjitha shteteve tjera që linden nga zhbërja e ish-Jugosllavisë u pagua me jetë njerëzish”, shkruan ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme