Google ADS

Kurti merr pjesë në tryezën për arritjet e deritashme të Procesit të Berlinit

07:24 | 3 Tetor 2023
K.B

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Qendrën për Dialog Humanitar, mbajnë tryezën e titulluar “Procesi i Berlinit, arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”.

Në këtë tryezë do të marrë pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, përfaqësues qeveritar, përfaqësues së partive opozitare, dhe Shoqëria Civile.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014, shërben si një platformë ndërqeveritare për të rritur bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe për të nxitur bashkëpunimin efektiv midis BE-së dhe rajonit.

“Përveç diskutimit të Procesit të Berlinit, do të eksplorojmë se si përputhet me Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin shtylla si thellimi i marrëdhënieve ekonomike rajonale, afrimi i Ballkanit Perëndimor me tregun e vetëm të BE-së, përshpejtimi i reformave themelore dhe rritjen e financimit të para-anëtarësimit”, thuhet në njoftimin e Institutit të Prishtinës për Studime Politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme