Ngjarjet e paralajmëruara për sot në vendin tonë janë këto:
09:00
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me HD – Qendra për Dialog Humanitar, mbajnë tryezën e titulluar “Procesi i Berlinit: Arritjet e deritanishme, pritjet nga samiti i ardhshëm dhe përfitimet e mundshme nga Iniciativa e Përbashkët e Tregut Rajonal”. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
09:30
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, mban mbledhje. Merr vendim për për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mban konferencën për media ku do të shpalosen rezultatet e Sondazhit të dytë “Këndvështrimi i qytetarëve lidhur me reformën në drejtësi”. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrton peticionin e Sindikatës sё Policisë sё Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00
Grupi Parlamentar i AAK-së, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën e sigurisë pas sulmeve terroriste në veri të vendit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
11:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton Planin e Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)
11:00
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së, Vlora Spanca, raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)
11:30
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Japonisë, Ryuta Mizuuchi, bëjnë përurimin e Parkut “Shinzo Abe” në lagjen “Arbëria”. (Përballë Ambasadës së Austrisë, Prishtinë)
13:00
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
13:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve, mban konferencë për media me temën “7 ditë pas Sulmit në Veri dhe ndikimi në ekonominë e Kosovës”. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë)
13:30
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, mban mbledhje. Shqyrton raportinVjetor Financiar për Buxhetin e vitit 2022 si dhe të OShP-së, ARKEP-it, ZRrE-së etj. (Kuvendi i Kosovës, salla C203)
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...