Google ADS

Osmani priti në takim ambasadorin japonez, diskutojnë për marrëveshjen e bashkëpunimin në fushën e ICT-së

21:36 | 2 Tetor 2023
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e Japonisë, Ryuta Mizuuchi, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën japoneze, Keisuke Yamanaka, dhe profesori i Universitetit “KEIO”, Masahito Kawamori.

Gjatë takimit u diskutua për marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy universiteteve në fushën e ICT, marrëveshje kjo e propozuar nga Presidentja dhe e cila pritet të finalizohet së shpejti.

Sipas njoftimi, kjo marrëveshje, përfshin aktivitete të përbashkëta të hulumtimit, seminare të përbashkëta, shkëmbim të studentëve, si dhe vizita reciproke të ligjëruesve nga të dy universitetet.

 

Të ngjashme