Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pret nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëhet presion Serbisë për të dorëzuar terroristët që kanë ikur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.
Në një intervistë për një media boshnjake, Kurti ka përsëritur deklaratën se shteti serb qëndron prapa këtij sulmi, gjë që e dëshmoi edhe fakti se Serbia shpalli ditë zie për vdekjen e tre terroristëve.
Sipas tij, e diela e 24 shtatorit dëshmoi se organizatat terroriste dhe bandat e tilla kriminale nuk kanë asnjë shans me Policinë e Kosovës.
Në fund, i pyetur nëse Rusia mund të jetë e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit, Kurti tha se edhe mund të ndodhë.
Kjo pasi një ditë pas sulmit, Vuçiç u takua pikërisht me ambasadorin rus në Beograd./Euronews.al/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...