Njësia Speciale në Banjskë zëvendësohet me Njësitin për Ndërhyrje të Shpejtë

18:07 | 2 Tetor 2023
E.G

Është reduktuar prezenca e Njësive Speciale e Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit duke u zëvendësuar me atë të Njësitit për Ndërhyrje të Shpejtë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani i cili tha se kjo ëhstë bërë për arsye të uljes së nivelit të rrezikshmërisë.

“Kjo është bërë për shkak të nivelit më të ulët të rrezikshmërisë, pasi ka zbritur niveli i rrezikshmërisë dhe është i vogël. Po ashtu, është kontrolluar pothuajse e gjithë ajo zonë që të mos rrezik për mjete shpërthyese”, tha ai.

Tutje ai bëri të ditur se jeta në atë zonë qetë po i kthehet normalitetit.

“Sot për herë të parë i kemi thirrur edhe zjarrfikësit për të pastruar rrugët dhe zonën, dhe jeta dalëngadalë është duke iu kthyer normalitetit”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, më 24 shtator, Policia e Kosovës është sulmnuar nga një grup terroris, ku humbi jetën heroi, Afrim Bunjaku.

Policia e Kosovës tre prej tyre i ka neutralizuar, dhe tetë të tjerë i ka plagosur./Arbresh.info

Të ngjashme