Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mashtrim”.
Sipas njoftimit, të dyshuarit gjatë viteve 2021 – 2022 dyshohet se kanë mashtruar persona të ndryshëm në rajonin e Ferizajt duke u kërkuar para, me qëllim të punësimit të tyre në Irak, Afganistan dhe Poloni, ku kanë kërkuar nga viktimat para në vlerë prej 2500 deri në 3000 euro me qellim të sigurimit të kontratës së punës në një kompani, shkruan Arbresh.info
“Në bazë të dëshmive të siguruara deri me tani dyshohet se vlera e mashtrimit të përfituar nga të dyshuarit arrin në 80,000.00 (tetëdhjetë mije) euro.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezence të avokateve mbrojtës ku i dyshuari me iniciale (N.L.) me aktvendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa e dyshuara (K.L.) është liruar në procedurë të rregullt. /Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?