Prishtina ka ndarë pikët me Fushë Kosovën në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja në stadiumin “Sami Kelmendi” përfundoi me rezultat 2-2, shkruan Arbresh.info.
Skuadra e kryeqytetit ishte më e mirë gjatë kësaj ndeshje, duke pasur epërsinë, mirëpo nuk arritën ta ruajnë rezultatin.
Ardian Muja (40’) dhe Hasan Hyseni (46’) shënuan për skuadrën e Prishtinës.
Ndërsa për Fushë Kosovën golat u shënuan nga Armend Abazi (51’ nga penalltia) dhe Dominik Ivkic (90+5’).
Pas kësaj ndeshje, Prishtina grumbullon 11 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Fushë Kosova mbetet në pozitën e fundit me vetëm dy pikë. /Arbresh.info/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad