Bearbock: Serbia urgjent të zvogëlojë numrin e ushtarëve në kufi me Kosovën

17:00 | 2 Tetor 2023
E.G

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Serbisë që të reduktojë numrin e trupave në kufi me Kosovën.

Bearbock tha se nuk duhet të ketë më tensione mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Arbresh.info

“Nuk duhet të ketë më tensione mes Kosovës dhe Serbisë . Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje urgjente Serbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën.”, u shpreh ministrja e Jashtme në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Kiev ku po diskutohet rreth mbështetjes së tyre për Ukrainën.

Ndërkohë, përfaqësuesit e SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së u shprehën në favor të një pranie të shtuar të Bundeswehr-it në forcën paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Zvogëlimi i numrit të ushtarëve serbë në kufi është “gjithashtu apeli urgjent këtu sot nga takimi ynë i përbashkët në Kiev”, theksoi ajo me synimin e takimit të ministrave të jashtëm./Arbresh.info.

Të ngjashme