Kryeministri kroat, Andrej Plenković, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin, Edi Rama ka konfirmuar mbështetjen e Kroacisë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
“Ne jemi një prej vendeve të BE-së që bëjmë avokatin më të madh të Shqipërisë. Dëshira jonë është që të rrisim investimet në Shqipëri. Ne nuk kemi kufij që na ndan, por jemi fqinj. Kemi kompani që investojnë në të dyja vendet dhe dëshirojmë të shtyjmë tutje interesa të tilla. Kroacia me pozitën e vet si anëtare e BE-së do të ketë një rol, ku do të jetë një prej shtytësve të integrimit të përshpejtuar të fqinjëve tanë në BE. Kemi folur dhe do të flasim për situatën në rajon dhe presim që raporti i i KE-së do të përfshijë dhe shumë aspekte të tjera. I gëzohem avancimit të bisedës dhe vizitës së shpejtë që do të mbajmë në Tiranë”-tha kryeministri kroat.
Ai u ndal edhe në ngjarjen, në veri të Kosovës, për të cilën tha se dënon sjelljen e Serbisë, së cilës i janë dërguar mesazhe të qarta nga BE.
“Kroacia e dënon me forcë vrasjen e policit në Kosovë. Ne e konsiderojmë këtë ngjarje incident serioz. Dëshiroj të destabilizojë paqen dhe natyrisht nuk mund të mos e shohim në kontekstin gjeostrategjik. Reagimet e tyre duhet të jenë të qarta dhe të forta dhe të përkrahim institucionet e Kosovës. Duhet të ketë përpjekje maksimale për të parandaluar çdo lloj eskalimi të gjendjes. Aktorët e BE-së i kanë dërguar mesazhe të qarta Serbisë, e cila duhet tu përmbahet.”-tha kryeministri kroat./T.ch
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...