Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënoi nga Kroacia vrasjen e efektivit të policisë Afrim Bunjaku, nga agresorët serbë, si dhe shpalljen e ditës së zisë në Beograd.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun kroat Rama, u shpreh se është pozitive reduktimi i forcave të ushtrisë serbe nga kufiri i Kosovës.
Por shtoi se është e papranueshme që ushtria e një vendi që aspiron të bëhet anëtar i BE-së, të përdoret për shfaqje të tilla në kulmin e tensioneve.
“Shqipëria për herë të paë në të paktën 10 vitet e fundit ka vendosur të mos linjëzohet me një deklaratë të BE, e cila ishte një deklaratë që pasonte takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel, por për arsye proceduriale duhet të bëhej publike në një kohë kur ndodhi përplasja në veri
Ne shprehëm pamundësinë për të mos u linjëzuar me deklaratën, por me faktin se e nxjerrë në atë moment kur duhet të dëgjohej një qëndrim i prerë ndaj Serbisë, deklarata nuk mund të mbështetj prej nesh. Vrasja e një efektivi të policisë së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, brenda territorit të republikës së Kosovës dhe zija në Beograd janë të papranueshme, të patolerueshme dhe të dënueshme në të gjitha nivelet. Ky është qëndrimi ynë. Duke qenë promotor të dialogut dhe paqes përfundimtare që kalon nga njohja përfundimtare e Republikës së Kosovës dhe patjetër duke u përpjekur të jemi të drejtë, ne e konsiderojmë këtë zhvillim, ose më saktë këto dy zhvillime, pasi në këndvështrimin tim shpallja e zisë për disa persona që u përfshinë në vrasjen e një efektivi policie, është diçka po kaq e rëndë sa vetë ajo që i parapriu. Jemi të keqardhur për një zhvillim të tillë. Jemi të bindur se e vetmja rrugë është dialogu dhe jo shfaqjet e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën të cilat nxisin tensione. Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbrapset por është negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla”, tha Rama./euronews/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën