Lojtarët e kombëtares së Shqipërisë po kalojnë një formë të shkëlqyer, teksa në fundjavën që lamë pas pjesa më e madhe e futbollistëve të grumbulluar në muajin shtator nga Sylvinho luajtën titullar në skuadrat e tyre.
Plot 17 futbollistë kuqezi luajtën titullarë në fundjavën që lamë pas, teksa 10 prej tyre luajtën ndeshje të plota. Etrit Berisha, Elhan Kastrati, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ylber Ramadani në Itali, Ivan Balliu në Spanjë, Klaus Gjasula në Gjermani, Mirlind Daku në Rusi, Arlind Ajeti në Rumani dhe Qazim Laçi në Çeki ishin në fushë nga minuta e parë deri në të fundit. Laçi, ishte protagonist duke shënuar dhe një gol në fitoren 2-1 të Sparta Prague ndaj Viktoria Plzen.
Për më shumë se 60 minuta ishin në fushë dhe Arbnor Muja në Blegjikë, Jasir Asani në Korenë e Jugut, Taulant Seferi në Emiratet e Bashkuara dhe Ernest Muçi në Poloni, Keidi Bare në Spanjë Frederik Veseli dhe Odise Roshi në Turqi, me këtë të fundit që dha asist në suksesin 2-0 të Sakaryaspor ndaj Eyüpspor.
Pa dyshim lajmi më i mirë është rikuperimi i Myrto Uzunit. Sulmuesi nga Berati u aktivizua në minutën e 73-të në ndeshjen mes Granadës dhe Almerias, duke shënuar golin e tretë për skuadrën e tij, e duke i dhënë një pikë ekipit ku luan. Në ndeshjen e shkuar, 28-vjeçari u largua i dëmtuar, por gjithçka ka kaluar dhe ai gëzon një formë të mirë.
Minuta pati dhe për Kristjan Asllanin, që u aktivizua në minutën e 54-të në ndeshjen mes Interit dhe Salernitanes, me mesfushorin që i shkoi shumë pranë golit pas një goditje dënimi, e mori vlerësime pozitive për paraqitjen e bërë.
Po ashtu dhe Mario Mitaj u aktiviuza në fundin e ndeshjes mes Lokomotiv Moscow dhe Nizhny Novgorod. Ardian Ismajli ishte në pankinë në ndeshjen mes Bolognas dhe Empolit, por trajneri vendosi që të mos e rrezikonte në këtë përballje, por në vijim do të jetë i disponueshëm për të dhënë kontributin e tij.
Thomas Strakosha dhe Enea Mihaj ishin të vetmit që nuk arritën të zbrisnin në fushë këtë fundjavë. I dëmtuar vijon të jetë Sokol Cikalleshi, i cili në ndeshjen e fundit nuk ishte i grumbulluar. Kavajasi shpreson që të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave me Konyaspor dhe për grumbullimin e kombëtares së Shqipërisë.
Ndërkohë, vijon të bëjë shkëlqejë Arbnor Muçolli në Suedi. Mesfushori shënoi golin e barazimit për Göteborg duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në kohën shtesë ndaj Hammarby teksa regjistroi golin e shtatë këtë edicion. Po ashtu dhe Endri Çekiçi ka shënuar golin e parë në Turqi, në humbjen 2-1 të Pendikspor ndaj Trabzonspor.
Gjithashtu vijon me formën e mirë dhe sulmuesi i Shqipërisë U21, Christian Shpendi, i cili shënoi golin e radhës me Cesenën në Itali, duke ndihmuar ekipin në suksesin 5-2 ndaj Rimini./SS
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...