Filloi viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës

12:13 | 2 Tetor 2023
E.H

Sot ka filluar viti i ri akademik në Universitetin e Prishtinës.

Rektori i UP-së, Qerim Qerimi, u ka uruar mirëseardhje studentëve të rinj.

“Urim mirëseardhje në këtë ditë feste të nisjes së vitit akademik 2023/2024, që na keni besuar për të ardhmen tuaj. Suksesi juaj është edhe suksesi ynë. Rruga që sapo keni nisur do të jetë me shumë sfida, por edhe me shumë mundësi. Kujtojani vetes që po ecni korridoreve e hapësirave sikurse të tjerët që tash janë të suksesshëm”, tha ai, raporton RTKlive.

Qerimi i ka njoftuar studentët se është lansuar blogu në ueb faqen e UP-se në të cilin mund të gjenden të gjitha informacionet rreth programeve në njësitë akademike.

“Ju jeni gazetarët, ekonomistët, mjekët, jeni liderët e ardhshëm. Punoni shumë që të jeni shembulli që të rinjtë e ardhshëm të ndjekin rrugën tuaj”, theksoi ai.

Kurse profesoresha Gentiana Beqa, tha se UP është një vend ku ëndrrat bëhen realitet.

“Një kapitull që është i mbushur më shumë njohuri dhe mundësi të shumta. UP është një vend ku ëndrrat bëhen realitet, dija është drita që ndriçon rrugën tuaj të së ardhmes, suksesi është një rrugëtim. Rruga ime për të fituar 18 medalje, filloi në UP, ku u frymëzova nga Fakulteti im i Sportit”, tha ajo.

Ndërkaq Bleron Beka, kryetar i parlamentit studentor, tha se UP-ja ka trashëgimi të pasur që ka krijuar gjenerata të tëra.

“Ne nuk jemi thjeshtë student, por trashëgimtar të suksesit. Një përvojë që hap dyert për eksplorime të reja të dijes. Rruga e studimit nuk do të jetë pa sfida, por ju inkurajoj që çdo pengesë të mos shihen si të tilla për si gurë për të arritur edhe më lartë në aspektin profesional. Ne si Parlament i Studentëve do iu mbështesim në secilën pjesë”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme