Google ADS

Paraqitja e legjionarëve këtë vikend në arenën evropiane

12:20 | 2 Tetor 2023
D.H

Disa nga lojtarët kryesorë të Kombëtares së Kosovës në Futboll, kanë shkëlqyer me skuadrat e tyre në këtë vikend.

Një prej futbollistëve që ka arritur një performancë të shkëlqyeshme është Edon Zhegrova, ai ka arritur të shënoj një super gol në fitoren 2-0 te skuadrës së tij Lille ndaj Le Havres, shkruan Arbresh.info.

Zhegrova golin e shënoi në minutën e 40-të, për t’a krijuar epërsinë fillestare të skuadrës së tij, po ashtu luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Florent Muslija është lojtari i radhës që performoi këtë javë në mënyrë mbresëlënëse, Muslija luan në Padeborn të Gjermanis ku garon në Bundesliga 2.

Ekipa e tij luajti ndaj Schalkës këtë javë teksa fitoi me rezultat 3-1.

Muslija luajti përgjatë 90-të minutave dhe arriti që të shënojë dy gola duke qenë më meritori në fitoren e Padebornit ndaj Schalkes.

Natyrisht që në këtë list nuk mungon asesi top sulmuesi i Mallorcës, Vedat Muriqi.

Pas paraqitjes superiore me Barcelonën ku shënoi dhe asistoi, viktima e radhës e “Piratit” ishte Rayo Vallecano.

Sulmuesi kosovar arriti të shënoj gol në barazimin e skuadrës së tij ndaj Rayos me rezultat 2-2.

 

Ndërkohë Albion Rrahmani ka luajtur gjatë tërë ndeshjes që skuadra e tij Rapidi i Buckurestit e luajti ndaj Hermannstadt, por nuk arriti të shënoi dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Besiktasi i Rashicës arriti të shënoi fitore ndaj Konyasporit me rezultat 2-0, aty ku vushtrriasi luajti 58 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Minuta nuk pati për Ermal Krasniqin, ndërkohë kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është edhe më tutje i lënduar dhe me shumë gjasë nuk do të paraqitet as me Kombëtaren në ndeshjet e tetorit./Arbresh.info/

Të ngjashme