Google ADS

Ndalohet një person në Leposaviq, hyri në Kosovë ilegalisht nga Serbia

09:18 | 2 Tetor 2023
E.H

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasi i njëjti ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Serbia.

Sipas Policisë, i dyshuari me një veturë me targa serbe e ka pranuar se ka hyrë në Kosovë nëpërmes rrugëve ilegale.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.

“Fsh. Bistricë, Leposaviq. 01.10.2023 – 14:30. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme