Turqia ka kryer një sulm ajror në Irakun verior pas një sulmi terrorist me bombë në kryeqytetin Ankara, tha ministria e mbrojtjes.
Sulmi ajror shkatërroi 20 objektiva që i përkisnin grupit militant kurd PKK, i cili mori përgjegjësinë për bombardimin.
Gjatë mëngjesit të së dielës, dy oficerë policie u plagosën në një sulm në Ankara, disa orë përpara se parlamenti të rihapej pas një pushimi veror tre-mujor.
Dy terroristë kryen sulmin, tha ministri i brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya. Njëri vdiq nga shpërthimi dhe tjetri u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.
Në një deklaratë në X, një zëdhënës i qeverisë turke tha se “operacione ajrore u kryen kundër objektivave terroriste në rajonet Metina, Hakurk, Kandil dhe Gara në veri të Irakut në orën 21:00 më 1 tetor. (BTO).
“Gjithsej 20 objektiva, shpella, bunkerë dhe magazina të përdorura dhe që konsiderohen se përmbajnë terroristët përgjegjës, u shkatërruan. Shumë terroristë u neutralizuan duke përdorur sasinë maksimale të municioneve vendase dhe kombëtare në operacionet e kryera,” tha ministria e mbrojtjes./telegrafi
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën