Një javë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra, heroi Afrim Bunjaku , ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kolonel Gazmend Hoxha kanë mbjatur konferencë për media ku kanë shpalosur detaje të reja lidhur me gjetjen në vazhdimësi të armëve të ndryshme, organizimin, trajnimin dhe përgatitjen e grupit terrorist në malet e Serbisë, për të sulmuar territorin dhe Policinë e Kosovës.
Nga dëshmitë e konfiskuara prej grupit terrorist, posaçërisht nga dronët e tyre janë nxjerrë pamje reale ku shihen anëtarët e grupit terroristë duke kryer përgatitje, trajnime si dhe duke stimuluar operacione të sulmeve të ndryshme, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia, raporton Arbresh.info.
Në fjalimin e tij ndër të tjera Ministri Sveçla potencoi se; “çdo ditë kemi dëshmuar me fakte të patjetërsueshme lidhjen e shtetit serb, Vuçiqit, me sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim, aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës. Në këtë tentim-aneksim të veriut të Kosovës, janë të angazhuar drejtpërdrejt Presidenti Aleksandar Vuçiq, Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq”.
Krejt çka tha Sveçla në konferencën për zhvillimet e reja lidhur me sulmin terrorist në Banjskë
Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Hoxha, ndër të tjera theksoi se, “bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist, ka qenë Kopauniku në Serbi, përkatësisht hapësira që është pronë e Millan Radojqiq, ndërsa ushtrimet ushtarake, janë mbajtur në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe, që ndodhet në vendin e njohur si Pasuljanske Livade dhe atë së paku katër ditë para sulmit në fshatin Banjskë. Sipas të dhënave të siguruara në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja e qëndrimit të grupit terrorist në Kopaunik, Pasuljanske Livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë. Poligoni Posuljanske Livade është terren stërvitor ushtarak i ushtrisë serbe që ndodhet në territorin e komunave Paraqin, Despotovac dhe Boljevac në Serbi”.
Sipas njoftimi, shfrytëzimi i territorit dhe zonave ushtarake në Serbi, ofrimi në dispozicion i infrastrukturës dhe logjistikës ushtarake, armatimit e mjeteve ushtarake, konfirmon mbështetjen e Serbisë ndaj këtij grupi dhe mundësimin për të realizuar sulmin terrorist dhe synimin e cenimit të territorit të Republikës së Kosovës.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me akterët tjerë të sigurisë vendore e ndërkombëtare, ka ndërmarr dhe po ndërmerr veprime aktive në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues, menaxhimin e sigurisë në vend si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...