Osmani për sulmin në veri: Ka dorë edhe Putini

18:24 | 1 Tetor 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës më 24 shtator.

Me anë të një postimi në X, Osmani ndau pjesë nga intervista e saj të dhënë për televizionin britanik “ Channel 4” ku tha se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi, shkruan Arbresh.info.

“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja.”, ka shkruar Osmani.

Tutje, ajo tha se po bëjmë presion ndja bashkësisë ndërkombëtare për të vendosur sanksione ndaj Serbisë.

Presidentja Osmani kërkoi sanksionimin e Serbisë nga  Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Osmani tha se mënyra si ndërkombëtarët kanë trajtuar Vuçiqin, nuk ëhstë e duhura.

E pyetur nëse sheh se në këtë ka duar Vladimit Putini, Osmani tha “duart e tij janë mbi këtë.

Kjo, siç thotë ajo, dëshmohet edhe nga deklaratat publike që vijnë nga Moska./Arbresh.info

Të ngjashme