Drejtori i Përgjithshëm i Policië, Gazmend Hoxha ka thënë se rreshteri, Afrim Bunjaku ka humbur jetën nga shpërthimi i një mine që ka shpërthyer me teledirigjim.
Ai u shpreh se pohimet e Serbisë që qëllimi nuk ka qenë vrasja e policëve të Kosovës, nuk qëndrojnë.
“Vrasja ka ndodhur me minë anti-këmëbsorike, të detonuar me tele-dirigjues dhe bateri elektrike që është përdorur nga grupi. Kanë vazhduar sulmet me raketahedhës në dhe afër manastirit, diku 300-400 metra nga vendi ku u vra rreshter Afrimi”, ka thënë Hoxha në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përcjell Arbresh.info.
Hoxha tha se pamjet e shfaqura janë marrë nga kamerat e autoblindave të Policisë së Kosovës.
“Momenti i sulmit, dhe hedhjes nga pjesa e epërme edhe pastaj fati ka qenë në anën tonë dhe nuk është qëlluar direkt blinda…Ora 4:21 e mëngjesit. Goditja me zollë”, bëri të ditur Hoxha.
“Kolegët tanë vazhdojnë dhe dalin përtej barrikadës së parë. Veturat anash kanë qenë të policisë që kanë qenë të sulmuara që kanë mbetur në vendin e ngjarjes.Vetura që është përdorur nga rreshteri Bunjaku dhe një veturë tjetër e njësitit të Policisë kufitare”, tha ai duke shtuar se për këtë arsye nevojiten njësitet e specializuara.
“Sulmi fillestar është bërë fillimisht me eksploziv, si pasojë e këtij sulmi ka ndërruar jetë rreshteri policor Afrim Bunjaku, i stacionit policor në Zveçan. Pra, nuk u sulmua Policia Speciale sepse nuk ka qenë atje, por patrulla policore e rendit publik”.
“Jemi ballafaquar me kritika të padrejta se po dërgojmë Njësinë speciale në pjesën veriore, por e kemi ditur se një ditë do të ballafaqohemi me një lloj të tillë kërcënimi. Policët tanë janë në rrezik të vazhdueshëm atje. Policët e rendit kishin shkuar për të verifikuar se çfarë ndodhi me kamionin, nëse ka pësuar ndonjë aksident apo si është puna, në moment kur ka shkuar është përdorur eksplozivi”, ka thënë Hoxha.
Ndryshe, një javë më parë, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist, sulm nga i cili ka humbur jetën heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.
Qeveria e Kosovës ka publikuar dëshmi përmes të cilave thuhet se shteti serb ka marrë pjesë në organizimin e sulmit të 24 shtatorit./Arbresh.info
Osmani: Lituania vazhdon ta mbështesë fuqizimin ndërkombëtar...
Ukraina sulmon me dronë fabrikën kimike të armëve në Rusi
Haradinaj në takim me fermerë, premton mbështetje financiare...
‘Kryeqyteti pa makina’, Rama: Nga 1 janari me biletë të përb...
Skena të “nxehta” mes Drilonit dhe Gresës
Abdixhiku zbulon kandidatët e LDK-së për deputetë nga Peja