Krasniqi: Protesta emblematike e studentëve në 1997-ën, lëkundi themelet e Jugosllavisë

13:02 | 1 Tetor 2023
E.H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, demonstratën e 1 tetorit të vitit 1997 të organizuar nga studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se kjo protestë lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme, shkruan Arbresh.info

“Kjo protestë, e organizuar nga UPSUP dhe studentët e UP-së, e mbështetur nga i gjithë populli dhe stafi akademik në krye me Rektorin e UP-së, Prof. Ejup Statovci, mezashin e kishte të qartë: Kosova po bëhej një dhe bashkë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit”, shkroi Krasniqi.

Mes tjerash, i pari i PDK-së potencoi se kjo protestë kishe ndezur flakën e lirisë, ku u dëshmua me daljen publike të UÇK-së, dy muaj më vonë.

“Flaka e lirisë tashmë ishte ndezur. Kjo do të dëshmohej dy muaj më vonë, kur me 28 nëntor 1997 doli për herë të parë publikisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pjesa tjetër është histori!. Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!”, shtoi Krasniqi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme