Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 26- vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Ejup Statovci, sot ka vendosur kurora lulesh të freskëta dhe ka bërë homazhe tek varri i tij.
Bashkë me Kurtin homazhe bënë edhe Bujar Dugollin, Driton Lajçin, Hajrullah Koliqin, Ahmet Gecën, Lulëzon Jagxhiun, Jeton Rexhën dhe Atdhe Hykollin, përcjell Arbresh.info.
Duke e vlerësuar lartësisht kontributin e profesorit Statovci, pas homazheve kryeministri Kurti tha se ky nderim tek varri i tij tregon se nuk e harrojmë atë datë dhe shtoi se i kemi aq shumë borxh profesor Statovcit i cili Universitetin e Prishtinës e lartësoi edhe në aspektin ndërkombëtar e poashtu edhe atë politiko-shoqëror në kushte tejet të vështira.
“Ndërsa, Bujar Dugolli tha se rektori Ejup Statovci ishte në ballë bashkë me studentët dhe një shtyllë e madhe e përkrahjes që e pati lëvizja e studentëve. Nga pjesëmarrësit u përkujtua dhe rektori Kelmendi i cili ishte pasues i rektorit Statovci, gjithashtu dhe veprimtarin e liderin studentor nga Mitrovica Ali Ahmeti për kontributin e dhënë për studentët, universitetin dhe shoqërinë”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit./Arbresh.info
`Inventarizimi Kombëtar i Pyjeve në Kosovë`, prezentohet met...
“A je ardh me i dhanë lajmet a çka” – Drenusha ‘kapet’ me Ro...
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank