Google ADS

Qeveria e SHBA-së shpëton nga mbyllja

23:12 | 30 Shtator 2023
E.G

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpëtuan nga mbyllja e qeverisë pasi Dhoma e Përfaqësuesve këtë mbrëmje, sipas kohës tonë, e miratoi një Projektligj të Përkohshëm për 45 ditët në vijim.

Në këtë projektligj nuk janë përfshirë fondet e ndihmës për Ukrainën dhe ato për sigurinë e kufijve.

SHBA, së paku edhe për 45 ditë do të jetë me qeveri pasi Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi projektligjin e përkohshëm që mundëson vazhdimin e punës së qeverisë. Në këtë projektligj janë përfshirë fondet për fatkeqësi por jo edhe fondet e ndihmës për Ukrainën dhe ato për sigurimin e kufijve.

Projektligjin e përkohshëm për 45 ditë e propozoi kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy pas një rebelimi të bashkëpartiakëve republikanëve, të vijës më të ashpër. Dhoma e Përfaqësuesve kontrollohet nga Republikanët. Për miratimin e projektligjit të përkohshëm kanë votuar 126 republikan dhe 209 demokrat që në total i bie 335 ndërsa kundër kanë votuar 90 republikan dhe 1 demokrat.

Ky projektligj duhet të miratohet edhe në Senat, para se të shkon për miratim nga presidenti i vendit, Joe Biden. Shumicën në Senat e kanë demokratët./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme