Nesër, nis vrapimi për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit “Race For the Cure”

22:50 | 30 Shtator 2023
E.G

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër nga sheshi “Ibrahim Rugova” do të nis vrapimi për shëndetin si dhe  për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the cure”

Sipas njoftimit, vrapimi do të nis nga ora 11:00, shkruan Arbresh.info.

“Nesër, e diel, 01.10.2023 ora 11:00, nga sheshi “Ibrahim Rugova” do të nis vrapimi për shëndetin, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the cure””, thuhet në njoftimin e komunës.

Pjesëmarrës në këtë event do të jetë, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama me zonjën Kristale Ivezaj Rama, anëtarë të kabinetit, drejtorë e pjesë nga stafi i Kryeqytetit, si dhe këshilltarë komunal të kuvendit të Prishtinës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme