Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Dita Botërore e Turizmit për vitin 2023 me temën botërore për më shumë investime të gjelbra, u shënua në bukuritë e bjeshkëve të Deçanit, gërshëtuar me kulturë, trashëgimi e traditë.
Me anë të një postimi në Facebook, Hajdari tha se Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNËTO) thekson nevojën për më shumë investime të gjelbra dhe të synuara më mirë për njerëzit, për planetin dhe për prosperitet, shkruan Arbresh.info.
Tutje ajo theksoi se Kosova ka shumë potencial për zhvillim të shpejtë të turizmit,duke shtuar se, synohet që deri në vitin 2023, Kosova të shndërrohet në në destinacion të qëndrueshëm turistik dhe konkurrent në rajon.
“Gjersa vendi ynë ka shumë potencial për zhvillim të shpejtë të turizmit me ndikim në zhvillimin socio ekonomik dhe rritjen e punësimit, me strategjinë e re për turizmin dhe plotësimin e legjislacionit dhe ndërtimin e instrumenteve dhe skemave mbështetëse për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit natyror dhe kulturor, synojmë që Kosova deri në vitin 2030 të shndërrohet në destinacion të qëndrueshëm turistik dhe konkurrent në Ballkanin Perëndimor.”, ka shkruar ministrja Hajdari.
Ministrja e Industrisë, bëri të ditur se, këtë herë Dita Botërore e Turizmit 2023, u organizua me ecje në natyrë, folklor, ekspozim të punimeve artizanale dhe veshje kombëtare e tradicionale të rajonit të Dukagjinit.
“Të ftuar në këtë ngjarje ishin kolegë qeveritar, kryetari i komunës së Deçanit, partnerë diplomatik dhe zhvillimor, organizata jo qeveritare të turizmit dhe akterë aktiv të turizmit.”, tha ajo./Arbresh.info
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...