Presidenti Agim Ademi gjatë qëndrimit në Kaunas në manifestimin e 100-vjetorit të anëtarësimit të Lituanisë në FIFA, ka takuar kreun e këtij institicioni, Gianni Infantino.
Në këtë takim, Ademi dhe Infantino diskutuan për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe marrëdhëniet e mira mes FIFA-s dhe vendit tonë.
Si gjithmonë edhe në këtë takim, i pari i futbollit botëror shprehu admirimin e tij për Kosovën dhe për presidentin Ademi, si theksoi interesimin e tij për zhvillimin e futbollit në vendin tonë.
Infantino po ashtu u interesua për ngjarjet e fundit që ndodhën në veri të vendit, ku një grup terrorist serb sulmoi Policinë e Kosovës.
Ai kujtoi se sot një vit ka qenë në Kosovë dhe u shpreh edhe një herë falënderues për mikpritjen e ngrohtë.
Që të dy në fund ritheksuan përkushtimin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e vlerave të futbollit në Kosovë dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes në lojën e futbollit.
Ky takim edhe një herë konfirmon marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira të kreut të FFK-së me Infantinon dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe FIFA-s.
Thuajse e gjithë shtëpia në nominim – Ja komentet e Oltës!
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale?
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...