Policia e Kosovës ka sekuestruar sot edhe një sasi të armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme ushtarake në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Sipas njoftimit, armatimi është gjetur në pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, shkruan Arbresh.info.
“Sot me datën 30.09.2023, është bërë kontrolli i terrenit që përfshin fshatin Brezne – Zveqan, pjesën malore të cilën e kanë shfrytëzuar sulmuesit, i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake.”, thuhet në njofitmin e Policisë.
Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:
# antiplumb,
# karikator me 30 fishek,
# kapelë dhe doreza,
# maskë ngjyrë e gjelbërt,
# maskë tjetër,
# antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,
# çantë e vogël për brez,
# pjesë e sipërme e uniformes,
# antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,
# armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,
# një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,
# gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,
# radio lidhje motorol,
# zolle,
# kapelë ngjyrë ushtarake,
# një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,
# një karikator,
# radio lidhje,
# xhakete shiut,
# një pako me cigare,
“Pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...