Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson ka folur për sulmet e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovë në Bansjkë të Zveçanit ku humbi jetën heroi, Afrim Bunjaku.
Ferguson tha se shumë pyetje janë ende pa përgjigje, si kush janë sulmuesit, si arritën të hyninme një arsenal të tillë armësh dhe çka planifikonin të bënin.
“Ky ishte një incident shumë i rëndë dhe shumë pyetje janë ende pa përgjigje, për shembull – kush ishin këta njerëz, si arritën të hynin në një arsenal të tillë armësh dhe çfarë planifikonin të bënin me të.”, tha ambasadori britanik në një intervistë për mediumin serb “Nova”, përcjell Arbresh.info.
Tutje, ai tha se është e rëndësishme që Serbia të kontribuojë në një hetim të plotë të rastit që autorët të sillen para drejtësisë.
“ Siç theksoi ministri ynë për çështje evropiane gjatë vizitës së tij në Beograd në fillim të kësaj jave, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia tani të kontribuojë në një hetim të plotë dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë.”, shtoi ai.
Ambasadori britanik u shpreh se nuk ka justifikim për sulmet ndaj Policisë së Kosovës teksa shtoi se kjo ndodhi shkaku i dështimeve të njëpasnjëshme në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Nuk ka asnjë justifikim për sulmet ndaj policisë që ndodhën të dielën. Në të njëjtën kohë, duhet të pranojmë se kjo nuk ndodhi në vakum, por në kontekstin e tensioneve të shtuara në terren, e gjitha për shkak të dështimeve serike për të arritur përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, tha Ferguson
Ferguson tha se dialogun nën patronazhin e BE-së është vendi kyç ku duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë.
“Tensionet e pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës janë, nga të gjitha çështjet, ndoshta pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të këtij rajoni. Të gjithë mund t’i shohim pasojat në formën e daljes jashtë vendit të një numri të madh të rinjsh”.
“Ajo që kanë treguar edhe ngjarjet e fundjavës së kaluar është se kjo nuk është vetëm një çështje e rëndësishme, por edhe urgjente. Për këtë arsye i bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti që t’i kthehen dialogut në frymën e kompromisit dhe në interes të të gjithë njerëzve në këtë rajon dhe më gjerë në Evropë”, tha ai./Arbresh.info
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh