Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shkruar se synimi i kësaj qeverie është shtimi i vendeve të reja të punës.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka shkruar se asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë masa e mbështetje për punësimin e të rinjve sikurse me këtë qeveri, përcjell Arbresh.info.
Sipas, Muratit jo vetëm që është rritur punësimi i të rinjve, por është rritur edhe pjesëmarrja e vajzave e grave në tregun e punës.
Postimi i plotë:
Synimi ynë kryesor si Qeveri është shtimi i vendeve të reja të punës, e në veçanti, punësimi i të rinjve dhe grave, që çdoherë kanë qenë të nën-përfaqësuar në tregun e punës.
Për të arritur këtë, kemi ndërmarrë veprime e masa që përfshijnë:
Masa 1.3 për punësimin e grave
Masa 1.4 për punësimin e rinisë
Masa 2.1 për mbështetjen e prodhuesve dhe bizneseve në pronësi të grave
Superpuna
Si dhe shumë masa tjera, rezultati i të cilave është i padiskutueshëm.
Dhe tashmë kemi edhe dëshmi se politikat tona po funksionojnë.
E kjo dëshmohet më së miri nëse shikoni grafikun më poshtë që paraqet numrin e të rinjve të punësuar, nëpër muaj, që nga janari 2021 e deri në korrik 2023, sipas të dhënave administrative të tregut të punës.
Gjithsej të rinj të punësuar të moshës 15-24 në fillim të vitit 2021 ishin 28,293 persona. Kurse në fund të korrikut 2023, numri i tyre është mëse dyfishuar në 60,884 persona. Pra për 30 muaj, janë mbi 32 mijë të reja e të rinj që kanë filluar punën.
Diçka e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit tonë.
Sepse asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë masa e mbështetje për punësimin e të rinjve sikurse me Qeverinë tonë.
Një gjë tjetër që vërehet, është se nga të gjitha punësimet e reja që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe, gjysma e punësimeve të reja janë vajza. Kësisoj, duke e përmirësuar edhe raportin gjinor të të punësuarve nga 62:38 djem VS vajza, në 56:44 djem VS vajza.
Pra, jo vetëm që është rritur punësimi i të rinjve si asnjëherë më parë, por kemi edhe rritje të pjesëmarrjes së vajzave e grave në tregun e punës.
Qeveria për rininë!
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban