Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi, ka shkruar pas telefonatës së djeshme që Sekretari Amerikan, Antony Blinken, i ka bërë presidentit të shtetit serb, Aleksaner Vuçiq.
Përmes një postimim në X, Kamberi ka shkruar se Blinken ka qenë i qartë në kërkesën e tij që Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën.
Sipas tij, nëse dështohet me mosrespektimin e kërkesës së SHBA-së, mund të rivendoset Zona e Sigurisë Tokësore që mundësohet sipas Marrëveshjes së Kumanovës.
“Sekretari Blinken tha qartë “tërhiqni ushtrinë nga kufiri i Kosovës”. Vuçiq duhet të vendosë. Mosrespektimi mund të rezultojë në rivendosjen e Zonës së Sigurisë Tokësore. Marrëveshja e Kumanovës e mundëson këtë”, shkroi Kamberi./Arbresh.info
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...