Ambasadori i Kosovës në Britani: Planet djallëzore të Vuçiqit po kërcënojnë paqen

11:17 | 30 Shtator 2023
E.K

Ambasador i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Ilir Kapiti ka reaguar pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të udhëhequr nga Millan Radojçiq në Banjskë të Zveçanit.

Kapiti përmes një postimi në X, shkroi se planet djallëzore të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon, përcjell Arbresh.info.

“Ju kemi thënë: Planet djallëzore të orkestruara nga ministri i propagandës së Millosheviqit, edhe një herë po kërcënojnë paqen dhe harmoninë në rajon. Nuk mund të lejojmë që historia të përsëritet!”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme