Google ADS

Zjarri në një banesë në Fushë Kosovë, 16 persona kërkuan tretman mjekësor

10:09 | 30 Shtator 2023
E.H

12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikësa janë lënduar si pasoj e një zjarri që ka përfshirë një objekt banesor dje në Fushë Kosovë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa banesa e cila është përfshirë nga flakët ndodhej në katin e pestë.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin ndërsa janë evakuuar disa banor nga objekti banesor.

Si pasoj e tymit tre nga 12 qytetarët e lënduar janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor e më pas janë liruar.

Rasti po vazhdon të hetohet.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 29.09.2023 – 12:12. Është raportuar se për shkaqe të panjohura nga zjarri është përfshi banesa pronë e viktimës mashkull kosovar e cila gjendet në katin e 5 të objektit banesor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin, eksperti i zjarreve dhe auto-ambulanca. Si pasojë e zjarrit disa banorë janë evakuuar nga objekti banesor, ndërsa si pasojë e tymit 12 qytetarë, dy zyrtarë policorë dhe dy zjarrfikës kanë pranuar tretman mjekësor, ku tre prej qytetarëve janë dërguar edhe në QKUK dhe pas tretmanit janë liruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Lexo edhe:

Digjet banesa në Fushë Kosovë, katër persona marrin tretman mjekësor, dy prej tyre policë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme