Një person ka vdekur në fshatin Jabllanicë e Madhe në Pejë pasi dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Fsh. Jabllanicë e Madhe , Pejë /29.09.2023-15:31. Ankuesi ka raportuar se babai i tij, viktima mashkull kosovar, duke prerë dru, dyshohet se është lënduar me motosharrë dhe për pasojë ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i emergjencës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar m IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...