Google ADS

Kurti në telefon me Këshilltarin e Biden, kërkon t’i parandalojnë “planet e Serbisë për luftë”

23:08 | 29 Shtator 2023
KRG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Administratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jake Sullivan.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kurti me anë të një postimi në rrjetin social “X” ku biseda e zhvilluar ishte për çështjen e sigurisë në kufi me Serbinë, shkruan Arbresh.info.

Kurti i ka falënderuar ShBA-në për mbështetje, ndërsa ka kërkuar nga Këshilltari i Jobe Biden që të ndihmohet shteti i Kosovës karshi planeve destruktive të Serbisë.

“Telefonatë inkurajuese me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan. E falënderova për mbështetjen e ShBA-së për sigurinë kufitare të Kosovës dhe kërkova rritje të shtuar ndaj planeve të Serbisë për luftë. E sigurova për vazhdim të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për t’i mbrojtur të gjithë qytetarët e vendit është i paluhatshëm”, ka  shkruar Kurti. /Arbresh.info/

Të ngjashme