Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me anë të një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se mirëpret thirrjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në drejtimin e Serbisë për heqjen e trupave ushtarake afër kufirit me shtetin e Kosovës.
Osmani ka shkruar se armët e fshehura në veri paraqesin rrezik të madh për Policinë e Kosovës si dhe për trupat e NATO-s që operojnë në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
Osmani gjithashtu ka shtuar se ShBA-ja po punon me aleatët e NATO-s për të siguruar sigurinë e qytetarëve të Kosovës.
1/ The United States always stands by Kosovo & its people.
I welcome the clear statement by the Biden Administration, calling out Serbia’s highly destabilizing actions against 🇽🇰:
➡️ Calling for accountability for those who planned & carried out the attack against 🇽🇰 Police.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 29, 2023
“Armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të konsiderueshëm si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë”.
“ShBA-ja po punon me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj” – ka shkruar Osmani. /Arbresh.info/