Pep Guardiola është deklaruar para mediave përpara takimit me Wolwes që skuadra e tij e luan këtë vikend në kuadër të xhiros së shtatë të Premier Ligës.
Ai ka folur në lidhje me mungesat që do ti ketë skuadra e Cityt për këtë ballafaqim
Bernardo Silva nuk është rikuperuar plotësisht nga një goditje që mori në ndeshjen e Ligës së kampionëve, ndërsa John Stones gjithashtu nuk është i disponueshëm për këtë lojë.
Në anën tjetër edhe Rodrigo është i pezulluar për shkak të një kartoni të kuq në ndeshje me Nottingham në fundjavë.
Duke shtuar këtu edhe mungesa e Kevin De Bruyne prej disa muaj që është jashtë fushës për shkak të lëndimit, qytetarët do të kenë probleme, sidomos në mesfushë.
“Ne kemi stërvitje këtë pasdite. John nuk është gati. Kevin nuk është gati. Bernardo nuk është mirë – mendoj se pjesa tjetër janë mirë”
“John është më mirë, shumë më mirë. Ai ndihet shumë mirë. Ai po stërvitet vetëm, por ndoshta javën e ardhshme ose pas Leipzig do të fillojë të luajë”.
” Rodrigo ? Është kjo që është. Është për të ardhur keq, por nëse nuk jeni (në dispozicion) nuk jeni. Unë duhet të gjej një zgjidhje. Nuk jam këtu për t’u ankuar. Vetëm për faktin se numri i minutat që ai ka luajtur dhe qëndrueshmëria në shumë gjëra – sigurisht që nuk është e lehtë të zëvendësohet”, deklaroi Guardiola.
Man City është lider në Ligën Premier me 18 pikë nga gjashtë ndeshje. /Telegrafi/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte