Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur vend në formacionin e javës së shtatë në La Liga.
Pas performancës së shkëlqyer ndaj Barcelonës, ku realizoi një gol dhe dhuroi një asistim, Muriqi është notuar me notën 8.6, shkruan Arbresh.info.
29-vjecari me këtë notë ishte edhe lojtari më i mirë i javës së shtatë në kampionatin spanjoll.
Mallorca falë kosovarit arriti të nxjerrë një barazim 2-2 ndaj skuadrës katalanase ku edhe e largoi nga kreu i tabelës skuadrën e Barcelonës.
Ndeshja e ardhshme e “piratit” do të jetë ndaj Rayo Vallecanos të shtunën me fillim nga ora 16:15./Arbresh.info/
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...