NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës

14:27 | 29 Shtator 2023
K.B

NATO-ja njoftoi të premten se ka miratuar forca shtesë për t’i dislokuar në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – për shkak të rritjes së tensioneve.

“Ne gjithmonë do të sigurojmë që komandanti ynë t’i ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm, në mënyrë që KFOR-i [Misioni i NATO-s në Kosovë] ta përmbushë mandatin e tij”, tha përmes një deklarate sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai, po ashtu, bëri thirrje për “shtensionim urgjent” të situatës.

Ai, po ashtu, bëri thirrje për “shtensionim urgjent” të situatës.

Tensionet në veri u rritën sërish nga 24 shtatori, kur grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin, Afrim Bunjaku.

Në përleshjet që pasuan mbetën të vrarë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë./rel

 

Të ngjashme