Punëtorët shëndetësor të Kardiologjisë kanë protestuar për të shprehu pakënaqësi në lidhje me menaxhmentin e kësaj Klinike, duke kërkuar shkarkimin e drejtorit të kësaj Klinike, Lulzim Kamberi.
Përveç Kamberit ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e shefit të Njësisë Koronare, Artan Ahmeti.
Aurora Bakalli, kardiologe, tha se peticioni i tyre prej 18 kardiologëve nënshkrues nuk është marrë parasysh, prandaj edhe janë detyruar që të dalin në protestë.
“Pas Peticionit të 18 kardiologëve të QKUK-së të datës 11 korrik dhe takimit me drejtorin e Klinikës të ndërmjetësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së me datë 4 gusht, asnjë nga kërkesat tona nuk janë përfillur, madje ka patur presion të vazhdueshëm ndaj nënshkruesve të caktuar të peticionit. Duke mos parë rrugë tjetër për të zgjidhur pakënaqësitë në Klinikën e Kardiologjisë, jemi të shtyer që të fillojmë me hapa sindikal, në këtë rast me protestë një-orëshe”.
“Kërkesat tona janë si në vijim: Të shkarkohet drejtori i klinikës, Dr. Lulzim Kamberi për shkak të: Përkrahjes së pa rezervë të shkaktarit të dhunës në Klinikë, Pa-aftësisë menaxheriale, Diskriminimit në baza gjinore, profesionale dhe edukative nda punëtorëve të caktuar, Nxitjes së konflikteve ndërkolegiale, Rolit tejet përçarës në kolektiv, Kurdisjes së konkursit për shefa të njësive, Ikjes nga përgjegjësia profesionale, Mungesës së transparencës, Pa-aftësisë për pajisje me aparaturë të domosdoshme dhe furnizim me material bazik të Klinikës, Të shkarkohet shefi i Njësisë koronare, Dr. Artan Ahmeti, i cili para se të merrte vendimin për këtë pozitë ka shkaktuar dhunë fizike ndaj kolegut”.
Para objektit ata kanë vendosur disa pankarta ku shkruante: “Stop diskriminimit profesional, edukativ e gjinor”; “Të shkarkohet menaxhmentit që mbron dhunuesit”; “Stop diskriminimin e pacientëve nga lista e pritjes”; “Stop dhunës fizike dhe dhunës psikike”; dhe “Stop keqmenaxhimit të Klinikës”./eo
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...