Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri, ku se shënjestër e këtyre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.
Ai tha se operacioni u zhvillua në tri komuna, në pesë lokacione.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani në një prononcim për Arbresh.info tha se aksioni ka përfunduar me sukses.
Policia e Kosovës njofton se është duke zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente për kontrolle, në pesë lokacione në tri komunat në veri të Kosovës. Këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.
“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim. Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX dhe KFOR”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
LEXO EDHE:
Bastisjet në veri te restoranti i gruas së Radojiciqit, Policia konfiskon disa vetura
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Mbahet Konferenca e dytë për investitorë “Prishtina 20...
Parashikimi i motit për të premten
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...